Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër pas njoftimit të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme dhe me kushte të tarifës ndaj Serbisë.
Haradinaj ka thënë se duhet konstatuar se “Kurti është një mashtrues i madh publik”.
“Sot mori një vendim të njëanshëm që si duket nuk e ka konsultuar as partnerin që e kanë në qeveri. Po tingëllon që vet zoti Kurti është si një “Coronavirus” në Kosovë”, ka thënë Haradinaj në Rtv Dukagjini.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së thotë se sot janë depozituar nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, përcjell Telegrafi.
“Kemi pasur informacione se do të ndodh diçka e tillë, prandaj jemi përgatitur për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme. Nesër do të kemi mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe besoj se të hënën në ora 11 do të ketë seancë të jashtëzakonshme”, tha ndër të tjera Daut Haradinaj.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...