Sulmuesi nga Gaboni ka kontratë me londinezët deri në vitin 2021, por palët mund të ndahen gjatë verës që vjen
Arsenali po e konsideron mundësinë e shitjes së Pierre-Emerick Aubameyangut gjatë verës që vjen.
Sulmuesi nga Gaboni ka kontratë me “Gunners” deri në vitin 2021, por palët mund të ndahen në fund të këtij sezoni.
Për këtë është i bindur mediumi britanik “Daily Mail”, përcjell Gazeta Express.
Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit nuk e ka nënshkruar kontratën e re, prandaj “Topçinjtë” duan ta shesin, për të mos e humbur pa para në vitin 2021.
Sulmuesi i rrezikshëm pëlqehet nga klubet e mëdha evropiane.
Ai po e kërkon një klub ku do të mund të luftonte për trofe. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...