Barcelona ka barazuar 1:1 me Napolin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të martën në San Paolo, duke e krijuar një përparësi sado pak të favorshme për të kaluar në çerekfinale.
Dries Mertens shënoi për epërsinë e Napolit, por Antoine Griezmann me një gol në pjesën e dytë i siguroi Barcelonës një barazim të vlefshëm në San Paolo para ndeshjes së kthimit në Camp Nou pas tri javësh, raporton Gazeta Express.
Por Quique Setien i humbi dy mesfushorë për ndeshjen e kthimit, Sergio Busquetsin që mori kartonin e pestë të verdhë dhe Arturo Vidalin që u ndëshkua me karton të kuq.
Një lojë e dominuar nga Barça me posedim të topit por me më shumë raste të krijuara nga Napoli nisi me golin e Mertens në minutën e 30-të.
Belgu gjuajti nga distanca dhe e mposhti në mënyrë mjeshtërore Marc-Andre Ter Stegenin duke ia futur topin në këndin e lartë të majtë.
Por Barça e barazoi rezultatin pas një aksioni të rrjedhshëm, kur Nelson Semedo e shërbeu Griezmannin, i cili e futi topin në portën boshe.
Ky barazim 1:1 mund të vlejë shumë për gjigantin katalonas në ndeshjen e kthimit që zhvillohet me 18 mars në Camp Nou. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...