Sterling rikthehet tamam në kohë për Real Madridin - Gazeta Express
string(60) "sterling-rikthehet-tamam-ne-kohe-per-duelin-me-real-madridin"

Gazeta Express

25/02/2020 22:04

Sterling rikthehet tamam në kohë për Real Madridin

Gazeta Express

25/02/2020 22:04

Raheem Sterling është riaftësuar plotësisht nga lëndimi dhe ka udhëtuar me skuadrën e Manchester City drejt kryeqytetit spanjoll për përballjen e Ligës së Kampionëve me Real Madridin.

Trajneri Pep Guardiola e konfirmoi lajmin në një konferencë për media të martën para ndeshjes, e cila do të luhet në Santiago Bernabeu, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi anglez i ka munguar Man Cityt që prej humbjes 2:0 kundër Tottenhamit më 2 shkurt, për shkak të lëndimit muskulor, por tani është i gatshëm për të luajtur.

Takimi i nesërm mes Realit dhe Cityt vlen për ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Champions.

“Raheem është rikuperuar plotësisht, gjendja e tij fizike është e mahnitshme. Ai tha se mund të luante ndaj West Hamit dhe Leicesterit, por doktori tha se ishte tepër herët”, tha Guardiola. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement