Chelsea do ta nisë fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve me një duel të vështirë kundër Bayern Munich sonte në Londër.
Të kaltrit e presin kampionin gjerman në Stamford Bridge, për ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Champions, e cila nis në orën 21:00, raporton Gazeta Express.
Skuadra e Frank Lampard do të përballet me disa mungesa të rëndësishme në këtë takim.
N’Golo Kante, Christian Pulisic dhe Callum Hudson-Odoi janë të lënduar dhe nuk do të paraqiten sonte.
Ndërkohë, te Bayerni mungojnë Niklas Sule dhe Ivan Perisic, të dy të lënduar po ashtu.

Formacionet zyrtare: Chelsea – Bayern Munich
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...