Mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit i ka mahnitur të gjithë këtë sezon duke i dhuruar 12 asistime në 25 ndeshje
Trent Alexander-Arnold i ka mahnitur të gjithë këtë sezon, shkruan Gazeta Express.
Mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, krahas sigurisë që po e shfaq në mbrojtje, po kontribuon edhe në repartin ofanziv.
Në fakt, mbrojtësi i djathtë ishte protagonist edhe mbrëmë, në fitoren 3:2 ndaj West Ham Unitedit.
21 vjeçari i dhuroi dy asistime, për golin e avantazhit të Wijnaldumit dhe për golin e fitores së Mane.
Në përgjithësi, Alexander-Arnold i ka dhuruar 12 asistime në 25 ndeshje në Premierligë këtë edicion.
Këto i ka arritur në moshën 21 vjeçare e 63 ditë.
Vetëm Cesc Fabregas e Wayne Rooney e kishin arritur këtë në moshë më të re.
Por, sa i përket repartit të tij, Alexander-Arnold është tashmë asistuesi më i mirë mbrojtës në histori. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...