Ish-ylli argjentinas e godet Messin: Leo nuk hyn as në mesin e top lojtarëve - Gazeta Express
string(75) "ish-ylli-argjentinas-e-godet-messin-leo-nun-hyn-as-ne-mesin-e-top-lojtareve"

Gazeta Express

25/02/2020 17:22

Ish-ylli argjentinas e godet Messin: Leo nuk hyn as në mesin e top lojtarëve

Gazeta Express

25/02/2020 17:22

Hugo Gatti, ish-portieri i Argjentinës, ka habitur me vlerësimin e tij për Lionel Messin, duke thënë se bashkatdhetari i tij nuk është as afër i mirë sa njerëzit thonë.

Gatti e kaloi shumicën e karrierës me Boca Juniors, dhe u pensionua në vitin 1988. Ai i bëri 18 paraqitje për ekipin kombëtar të Argjentinës, transmeton Gazeta Express.

Duke folur para përballjes mes Napolit dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve, Gatti këmbënguli se Messi nuk mund të krahasohet me Maradonën.

“Ai (Messi) nuk është i mirë sa lojtarët që unë i kam parë duke luajtur. Ai madje nuk futet as në top nivelin më të lartë”, tha Gatti.

“Më të mirët për mua ishin Pele e pastaj Alfredo Di Stefano. Tjerët ngelin më prapa, madje edhe Ronaldinho, në ditët e tij më të mira, ishte më i mirë se Messi”, shtoi ai.  

“Kam qenë në Boca dhe Argjentinë me Maradonën. Diego është më i mirë, nuk ka pse të diskutohet kjo. Messi nuk është më i mirë se ai”, këmbënguli ai. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement