Man Utd e Arsenali ia mësyjnë Matuidit - Gazeta Express
string(38) "man-utd-e-arsenali-ia-mesyjne-matuidit"

Gazeta Express

25/02/2020 18:20

Man Utd e Arsenali ia mësyjnë Matuidit

Gazeta Express

25/02/2020 18:20

Mesfushori francez mund të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni për t’ transferuar në Premierligë

Blaise Matuidi është bërë objektiv i klubeve të mëdha angleze.

Portali italian “Calciomercato” shkruan se interesim për mesfushorin e Juventusit kanë shfaqur Manchester Unitedi dhe Arsenali, përcjell Gazeta Express.

Ndërkohë, mesfushorin kualitativ e pëlqen edhe Lyoni.

Futbollisti e vazhdoi së fundmi kontratën për një vit me klubin nga “Allianz Stadium”.

Por, kjo nuk nënkupton se ai nuk mund të largohet nga Torino gjatë verës që vjen.

Matuidi i ka zhvilluar 22 ndeshje me kampionin italian në Serie A këtë sezon. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement