Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë Pashk Palokaj ka rënë në pranga pas vdekjes së një punëtori në pallatin që ai po ndërtonte.
Pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori në muajin gusht 2019 tek pallati që Palokaj po ndërtonte në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës, arrestimi i biznesmenit është bërë me urdhër të prokurorisë.
Akuzat që rëndojë mbi të janë: ndërtim pa leje, moszbatim i rregullave të sigurisë në punë dhe punësim të paligjshëm.
Në tregun konkurrues të sotëm, shërbimi i personalizuar është parësor, dhe duke e ditur këtë, Petrol Company tashmë e...