Simeone, kandidat për trajner të Bayernit - Gazeta Express
string(40) "simeone-kandidat-per-trajner-te-bayernit"

Gazeta Express

24/02/2020 17:30

Simeone, kandidat për trajner të Bayernit

Gazeta Express

24/02/2020 17:30

Gjiganti bavarez e ka zgjedhur trajnerin aktual të Atletico Madridit për ta drejtuar ekipin gjerman nga sezoni i ardhshëm

Bayern Munichu e ka identifikuar Diego Simeonen si kandidatin kryesor për ta bërë trajner nga sezoni i ardhshëm.

Për këtë siguron mediumi spanjoll “Don Balon”, përcjell Gazeta Express.

Kampioni aktual gjerman nuk e ka gjetur ende pasardhësin afatgjatë të Niko Kovacit.

Hans Flick është duke e drejtuar përkohësisht Bayernin deri në fund të sezonit.

Gjiganti gjerman gjatë verës që vjen duket se do t’ia besojë një projekt të ri trajnerit aktual të Atletico Madridit.

Simeone po e drejton me plot sukses qe disa vite ekipin spanjoll. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement