Driton Çelaj, një arsimtar në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas, është xhiruar derisa e ka goditur një nxënës me shuplakë.
“Kthehu përpara” janë fjalët që dëgjohen derisa arsimtari i Edukatës Qytetare e goditi nxënësin me shuplakë.
Po ashtu, sipas personit që dërgoi videon në redaksi, kjo nuk është hera e parë që arsimtari në fjalë ka sjellje të tilla ndaj nxënësve.
Çelaj me 24 janar të këtij viti është bërë pjesë e PDK-së në Drenas, madje, kryetari Lladrovci në faqen e tij në Facebook pati hedhur një fotografi ku shihet duarshtrënguar me arsimtarin, të cilin e vlerësoi për punën e tij, ani pse në video po shihet krejt e kundërta.
Sipas personit të njëjtë, ky raport i ngushtë mes tyre po nënkuptohet si “liri” për Çelajn që të sillet në këtë formë, shkruan Syri Kosova.
SKANDALOZE: Mësuesi që ka lidhje të forta me kryetarin e rrah nxënësin në një shkollë në Drenas
SKANDALOZE: Mësuesi që ka lidhje të forta me kryetarin e rrah nxënësin në një shkollë në Drenas
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...