Logoja e Real Madridit shfaqet sërish në Barcelonë, shkakton huti në Camp Nou - Gazeta Express
string(76) "logoja-e-real-madridit-shfaqet-serish-ne-barcelone-shkakton-huti-ne-camp-nou"

Gazeta Express

22/02/2020 23:51

Logoja e Real Madridit shfaqet sërish në Barcelonë, shkakton huti në Camp Nou

Gazeta Express

22/02/2020 23:51

Një logo e vogël e Real Madridit u shfaq në tabelën ku shfaqet rezultati i ndeshjes në stadiumin e Barcelonës Camp Nou, nën karrigen e presidentit të klubit, Josep Maria Bartomeut.

Pas fitores bindëse me rezultat 5:0 të Barcelonës kundër Eibarit të shtunën, kur Lionel Messi i shënoi katër gola, tifozët katalonasë mbetën të hutuar nga një logo e vogël e rivalit të madh, Real Madridit, që u shfaq në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, nuk është ende e qartë se si u shfaq ajo logo.

Ajo që e bën këtë rast më të çuditshëm është se e njëjta logo ishte shfaqur në po të njëjtin vend gjatë El Clasicos së kaluar, që u zhvillua në dhjetor.

Barcelona arriti ta sigurojë një fitore me rezultat 5:0 në këtë ndeshje kundër Eibarit, që u zhvillua sot në stadiumin Camp Nou dhe ishte e vlefshme për xhiron e 25-të të këtij sezoni të La Ligës.

Këtë epërsi Barcelona e mori falë gjashtë-herë fituesit të Topit të Artë, Messit. Pasi s’kishte arritur të shënonte gol në katër ndeshjet e fundit të La Ligës, kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, arriti ta dëshmojë se është ende ndër golashënuesit më të mirë në botë, duke i shënuar katër gola në këtë ndeshje.

Golin e pestë për Barcelonën e shënoi Arthur në minutën e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes. Mbresëlënës ishte edhe lojtari që sapo u transferua, Martin Braithwaite, i cili e asistoi golin e fundit të Messit dhe pati rol edhe në golin e Arthurit.

Barcelona tani e ka kreun e tabelës me 55 pikë, ndërsa Real Madridi radhitet i dyti me 53 pikë. /Gazeta Express/