Dalin pamjet e aksidentit në Gramsh, 2 persona humbën jetën, 8 të tjerë të plagosur - Gazeta Express
string(81) "dalin-pamjet-e-aksidentit-ne-gramsh-2-persona-humben-jeten-8-te-tjere-te-plagosur"

Dalin pamjet e aksidentit në Gramsh, 2 persona humbën jetën, 8 të tjerë të plagosur

Gazeta Express

22/02/2020 22:47

Zbulohen detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Gramsh, aty ku pas një aksidenti të rëndë humbën jetën 2 persona dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas policisë në fshatin Çekrez, Gramsh, shtetasi M.Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Fuoristradë”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 2 shtetas dhe janë plagosur 8 shtetas të tjerë.

Lexo Edhe:

Ka humbur jetën shoferi i mjetit dhe një person tjetër.

Paraprakisht raportohet se makina ka qenë me shtetas sirianë të ardhur klandestinë në vendin tonë.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Gramshit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./Express