Një shtetas francez i identifikuar si Renan është kapur në qytetin e Sarandës teksa drejtonte një motor në gjendje të dehur. Dosja.al mëson se pas kontrollit të francezit, efektivët kanë gjetur një shumë të konsiderueshme prej 105 mijë eurosh të cilat ai i kishte me vete.
Pas gjetjes së parave kanë nisur verifikimet për shtetasin francez, i cili rezultonte banues në lagjen nr.3 në Sarandë. Motori rezulton i regjistruar gjithashtu në emër të një tjetër shtetasi francez, të identifikuar si Peter Ivan, i cili gjithashtu banonte në lagjen nr. 3 në Sarandë.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...