Çollosh: Me fushatë të ndyrë zgjedhore, humbës do të jenë edhe qytetarët edhe shteti - Gazeta Express
string(82) "collosh-me-fushate-te-ndyre-zgjedhore-humbes-do-te-jene-edhe-qytetaret-edhe-shteti"

Çollosh: Me fushatë të ndyrë zgjedhore, humbës do të jenë edhe qytetarët edhe shteti

Gazeta Express

21/02/2020 15:16

Pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve, Maqedonisë së Veriut do t’i duhet shumicë e fuqishme në Kuvend, që t’i zbatojë reformat të cilat janë të nevojshme edhe për popullin, por edhe me qëllim që të ketë sukses në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian, deklaroi sot lideri i grupit parlamentar, Evropa e Ripërtërirë në Parlamentin Evropian, Dadjan Çollosh në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Oliver Spasovski, përcjell GazetaExpress nga Medial.

“Nëse retorika shkon në drejtim të ndyrë, humbës do të jenë edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe vetë shteti. Për këtë konsiderojmë se është me rëndësi që edhe mediat të krijojnë atmosferë dhe kornizë për një debat për shkak se politikanët edhe partitë politike duan për Maqedoninë e Veriut në të ardhmen”, theksoi Çollosh dujke u përgjigjur në pyetjen gazetareske rreth fushatës zgjedhore.

Lexo Edhe:

Eurodeputeti Çollosh theksoi se pikërisht për këtë insistohet që retorika gjatë fushatës zgjedhore të mbahet në korniza, të cilat do të mundësojnë hapje të dyerve për bashkëpunim mes partive pas zgjedhjeve.

“Rezultatet e vetme që mund t’i marrim me retorikë të ndyrë është që t’i lëmë njerëzit të rrinë në shtëpi dhe të mos dalin në votim. Pa shumicë politike, pa legjitimitet nga populli, pa dalje të madhe, shumica në Parlament do të jetë më e vogël dhe nuk do të mund të zbatohen reformat”, shtoi Çollosh.

Ai theksoi se Maqedonisë së Veriut i nevojiten reforma dhe nëse disa subjekte politike e shfrytëzojnë fushatën vetëm që të sulmojnë pa ofruar zgjidhje konkrete, atëherë humbës do të jenë të gjithë, përfshirë edhe BE-në.

“Unë si rumun dhe deputet në Parlamentin Evropian e konsideron Maqedoninë e Veriut si partnere, për shkak se nëse flasim sinqerisht, në mënyrë të kulturuar dhe në kuptimin gjeografik, ju jeni evropianë. E vetmja gjë që duhet ta bëjmë tani, është që t’i përafrojmë vizionet tona që të punojmë bashkë”, theksoi Çollosh.

Kryeministri Spasovski nga ana e tij theksoi se Qeveria do të zbatojë zgjedhje korrekte dhe demokratike, gjegjësisht do të krijojë ambient të vërtetë që të munden institucionet të funksionojnë normalisht dhe të krijohet atmosferë që qytetarët të marrin vendime të lira.

Duke u përgjigjur pyetjen e gazetarëve për, pritjet nga fushata zgjedhore, Spasovski theksoi se nëse ajo do të jetë e ndyrë do të varet nga subjektet politike që marrin pjesë në procesin zgjedhor.

“Mendoj se parti të caktuara politike ende nuk e kanë kuptuar se njerëzit i duan gjërat pozitive. Duan të shohin çka është ajo që do t’ua ofroni atyre. Çfarë zhvillimi dhe prosperiteti, çfarë shprese ofroni për shtetin, cilat janë ato prioritete që janë në interes të qytetarëve”, tha Spasovski.

Ai porositi se të gjitha partitë politike duhet të ngrihen në majën e përgjegjësisë vetanake në procesin zgjedhor dhe të tregojnë mënyrë të re të udhëheqjes së fushatës zgjedhore me vlera të pranueshme për qytetarët.

“Progresi dhe e ardhmja e shtetit, dhënia e shpresës së qytetarëve është shumë më e rëndësishme, sesa kthimi prapa nga ajo që ne mirë dëshmuam gjatë shtetit të robëruar”, theksoi Spasovski./GazetaExpress/B.Lika/