Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka shprehur ngushëllime familjes Bllaca për humbjen e pesë anëtarëve në Gjilan.
Ai tha se që prej momentit që ka ndodhur rasti, ka angazhuar të gjitha institucionet e sigurisë, si Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës për hetimin e të gjitha rrethanat që çuan në kryerjen e kësaj vrasje nga një zyrtare policore, njofton Klan Kosova.
“Në këto momente tragjike Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është pranë familjeve të viktimave të cilët humbën jetën, me bindjen e thellë që me të gjitha mekanizmat shtetërore të sigurisë do të zbardhin shkaqet e vrasjes”, thuhet në komunikatë.
“MPBAP do të përdorë të gjitha kapacitetet e saj institucionale që raste të tilla, ku përfshihen zyrtarë policorë në akte kriminale, të mos përsëriten më”.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...