Liverpooli rikthehet në aksion në Ligën e Kampionëve në përpjekje për ta mbrojtur kurorën evropiane, duke nisur me një duel të vështirë kundër Atletico Madridit pikërisht në stadiumin e triumfit të madh sezonin e kaluar.
Atletico e pret kampionin në fuqi në Wanda Metropolitano, për duelin e parë të 1/8 së finales, që nis në orën 21:00, raporton Gazeta Express.
Trajneri i të kuqve, Jurgen Klopp, nuk është përballur asnjëherë me Atleticon si trajner, ndërsa Liverpooli nuk është ndeshur me gjigantin spanjoll që prej vitit 2010, kur u mposhtë falë golave si mysafirë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Liverpooli i ka në dispozicion të gjithë lojtarët, përveç Xherdan Shaqirit, i cili ende nuk është rikuperuar nga lëndimi në pulpë.
Diego Simeone, ndërkohë, nuk do të mundë të llogarisë në yllin e skuadrës, Joao Felix, i lënduar, por i është kthyer Alvaro Morata dhe Diego Costa. /GazetaExpress/
Formacionet zyrtare:Atletico Madrid –Liverpool
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...