Televizioni BBC e ka siguruar një dokument ku dëshmohet se autoritetet kineze e kanë përcaktuar drejtpërdrejt fatin e qindra mijëra myslimanëve ujgurë, të mbajtur në rrjetin e kampeve të izoluara.
Në këtë dokument janë të dhënat e më shumë se tre mijë personave nga rajoni i skajshëm perëndimor, Zinjiang. Aty dëshmohet se si Kina ka ndërhyrë edhe në elementet më intime të jetës së tyre të përditshme.
Dokumenti me 137 faqe përfshin hollësi nga mbikëqyrja e këtyre personave. Autoritetet kineze kanë marrë shënime se si njerëzit luten, si vishen, me kë kontaktojnë dhe si sillen anëtarët e familjeve të tyre.
Kina ka mohuar se ka bërë ndonjë gjë të ndaluar dhe vendosjen e ujgurëve nëpër kampe e ka arsyetuar me luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit religjioz, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Në dokument jepen të dhëna nga vëzhgimi dhe hetimi i 311 personave. Aty përshkruhen shprehitë e tyre religjioze dhe marrëdhëniet me qindra të afërm, fqinj dhe miq.
Aty përshkruhet edhe rasti i një gruaje 38-vjeçare. Ajo ishte dërguar në kamp vetëm për arsyen e bartjes së shamisë para disa viteve.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...