Lazio dhe Interi pritet të përballen sonte në derbin e xhiros së 24-të të Serie A në Itali
Lazio e Igli Tares është rrugës së mirë për të siguruar pjesëmarrjen e saj në grupe të Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm një gjë që nuk po duket të jetë e pamundur për skuadrën nga kryeqyteti italian.
Ata janë në vendin e dytë me vetëm katër pikë më pak se lideri Juventus, derisa po luftojnë edhe për titull të Italisë sivjet.
Philippe Inzaghi sonte ka startuar në sulm me Caicedo dhe Immobile.
Në anën tjetër Interi, që vije pas dy derbive radhazi, kundër Milanit në Serie A dhe Napolit në Kupë të Italisë, sonte në sulm i kthehet Lautaro Martinez i cili ka startuar bashkë me Lukaku. /GazetaExpress/
Formacionet zyrtare:
Lazio: Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Marusic, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Jony; Caicedo, Immobile
Inter: Padelli; Godin, De Vrij, Skriniar, De Vrij; Candreva, Barella, Brozovic, Vecino, Young; R Lukaku, Lautaro Martinez
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...