Krerët e institucioneve të Kosovës çdo vit kanë premtuar heqjen e vizave.
Mirëpo, me gjithë deklarimet e liderëve se janë përmbushur kriteret e madje edhe dhëniet e datave për liberalizim, edhe viti 2020 i ka gjetur qytetarët e Kosovës pa të drejtën e lëvizjes së lirë, raporton KTV.
Punë jo të vështirë është duke e parë gjithë këtë proces ministri i ri i Integrimit Evropian, Blerim Reka.
Pa dhënë ndonjë afat kohor, Reka thotë se Qeveria e re me punë do t’i bindë vendet e BE’së se e meritojnë liberalizimin e vizave.
Reka për mosheqjen e vizave deri më tani ka fajësuar mosefikasitetin e qeverive të kaluara në sundimin e ligjit.
Por, sipas njohësve të proceseve të Bashkimit Evropian, Kosova përveç sundimit të ligjit duhet të përmbushë edhe një kriter tjetër.
Këshilli i Ministrave, në dorën e së cilit është vendimi përfundimtar për heqjen e vizave, do të mblidhet katër herë gjatë këtij viti. Deri më tani në asnjërin prej tyre nuk është paralajmëruar diskutimi për një gjë të tillë.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...