Gjeti të vdekur motrën e dy nipat, daja i familjes Tolaj: Nuk i helmoi gazi, ku dyshojmë - Gazeta Express
string(85) "gjeti-te-vdekur-motren-e-dy-nipat-daja-i-familjes-tolaj-nuk-i-helmoi-gazi-ku-dyshojme"

Gazeta Express

15/02/2020 11:41

Gjeti të vdekur motrën e dy nipat, daja i familjes Tolaj: Nuk i helmoi gazi, ku dyshojmë

Gazeta Express

15/02/2020 11:41

Të tjera dëshmi vijnë nga fshati Ostren i Bulqizës, ku ditën e djeshme humbën jetën nëna dhe dy fëmijët e saj, një ngjarje që u raportua se erdhi për shkak të rrjedhjes së gazit në banesë.

Por për njërin prej familjarëve të viktimave, gazi nuk ka qenë shkaku i vdekjes së Rajmondës, Rudinës 18 vjeçe dhe Fatjoni 14 vjeçar.

Lexo Edhe:

Vëllai i nënës që humbi jetën së bashku me fëmijët, është shprehur për News24 se një bombul gazi e ka gjetur jashtë banesës. Sipas dajës së fëmijëve që gjetën vdekjen në banesë, shkak ka qenë diçka tjetër. Ai ka deklaruar se ka qenë i pari që ka hyrë në banesë dhe është përballur me tragjedinë. Daja më tutje thotë se në tavolinë ka gjetur një pjatë supë dhe se dyshimet e tij janë për një helmim të mundshëm.

“Nuk ka qenë nga gazi, as mangalli dhe as nga ngrohja elektrike. Një bombol 5 litërshe ka qenë jashtë banese kur kemi shkuar. Nuk ka qenë rrjedhje gazi. Kanë ndërruar jetë rreth orës 22:00-23:00 të së enjtes dhe kemi gjetur supë në një pjatë dhe e kemi dërguar për t’i bërë analizat.

Unë kam këmbëngulur si dajë, i kam dërguar nga spitali i Bulqizës në të Dibrës dhe kërkoj të bëhen analizat në mënyrë të hollësishme. Hedhim poshtë deklaratat e deritanishme për rrjedhje e gazi e çfarë ka dalë”, shprehet daja për News24.

I pyetur a kanë pasur ndonjë konflikt me ndonjë, ai ka mohuar dhe ka thënë se pret nga policia të dalin përgjigjet e analizave.

Kujtojmë se familja Tolaj u shua thuajse krejtësisht si pasojë e ngjarjes së rëndë. Mjekët arritën t’i shpëtonin jetën vajzës së mitur që ndodhej me nënën, motrën e vëllain, tashmë të vdekur./Express