Sot rinis kampionati në Kosovë: Ballkani, Prishtina e Feronikeli dalin në fushë - Gazeta Express
string(77) "sot-rinis-kampionati-ne-kosove-ballkani-prishtina-e-feronikeli-dalin-ne-fushe"

Sot rinis kampionati në Kosovë: Ballkani, Prishtina e Feronikeli dalin në fushë

Gazeta Express

15/02/2020 8:43

Pas pushimit të gjatë prej më shumë se dy muajsh, këtë fundjavë do të fillojë stinori pranveror i IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Kampioni vjeshtor Ballkani e nis xhiron e 18-të të shtunën. Skuadra e Ismet Munishit synon ta nisë pranverën me këmbë të mbarë dhe me një fitore ndaj Drenicës në shtëpi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në fitore llogarit edhe Prishtina ndaj Vushtrrisë, kurse Feronikeli s’do të ketë punë të lehtë në Ferizaj.

Në anën tjetër, përballja më interesante e kësaj xhiroje është Derbi i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit, që do të zhvillohet të dielën.

Kjo ndeshje është gjithmonë e rëndësishme, por këtë vit është edhe më e veçantë. Kjo për faktin se këtë sezon të dyja ekipet po luftojnë për titull të kampionit dhe kjo pritet të jetë një përballje spektakolare.

IPKO SUPERLIGA – Java e 18-të

E shtunë 13:00 Ballkani – Drenica

E shtunë 13:00 Prishtina – Vushtrria

E shtunë 13:00 Ferizaj – Feronikeli

E diel 13:00 Drita – Gjilani

E diel 13:00 Flamurtari – Trepça ‘89

E diel 13:00 Dukagjini – Llapi