Tumori i rrallë që sot i prekë fëmijët është zbuluar në fosilet e dinozaurëve - Gazeta Express
string(77) "tumori-i-rralle-qe-sot-i-preke-femijet-eshte-zbuluar-ne-fosilet-e-dinozaureve"

Tumori i rrallë që sot i prekë fëmijët është zbuluar në fosilet e dinozaurëve

Gazeta Express

14/02/2020 12:15

Një sëmundje e rrallë, e cila ende i afekton njerëzit në ditët e sotme, është gjetur në fosilet e disa dinozaurëve që kanë ekzistuar 66 milion vite më parë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Hulumtuesit nga Universiteti Tel Aviv kanë vërejtur kavitete të pazakonta në dy segmente të shtyllës kurrizore të dinozaurëve, fosilet e të cilëve mbahen në Parkin Provincial të Dinozaurëve në Alberta të Kanadasë. Në këto segmente janë vërejtur shenja të ngjashme me një lloj tumori që i prekë edhe sot njerëzit.

Lexo Edhe:

“Sëmundja e diagnostikuar tek këta njerëz është e komplikuar, dhe në disa raste sëmundjet e njëjta lënë shenja të ngjashme në eshtra, sidoqoftë ato kanë një ngjashmëri me disa shenja të gjetura tek dinozaurët”, tha Hila May, udhëheqëse e Laboratorit të Biohistorisë dhe Mjekësisë Evolucionare.

“Kjo është hera e parë që kjo sëmundje është identifikuar në një dinozaur”, shtoi ajo.

Ky lloj tumori, që është parë i ngjashëm edhe tek dinozaurët, zakonisht i prekë fëmijët përkatësisht djemtë e moshës 2 deri në 10 vjeç. Fatmirësisht, kjo sëmundje që i prekë eshtrat në të shumtën e rasteve mund të zhduket vet, pa pasur nevojë për intervenime.

Autorët e këtij hulumtimi janë shprehur se studimi i sëmundjeve tek mbetjet e dinozaurëve është një fushë shumë e vështirë dhe e komplikuar. Më herët janë identifikuar shumë infeksione dhe sëmundje të tjera, mirëpo është hera e parë që janë zbuluar shenja të tumorit tek këto fosile.

Këto gjetje janë si pikënisje e mirë për zhvillimin e mjekësisë evolucionare, një fushe e re e hulumtimeve që analizon zhvillimin e sëmundjeve që nga kohët e lashta deri sot. /Express