Dy të “fortë” të tjerë janë vënë sot në shenjestrën e OFL-së. Agjentja e OFL-së deklaroi sot ne nje komunikim me medin se u janë dërguar formularët për vetëdeklarimin e pasurisë dy personave, te denuar per droge ne Angli.
Formulari i eshte derguar sot shtetasit K.M, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike dhe shtetasit E.Sh me banim po në Elbasan, edhe ky i dënuar ne Angli për trafik të lëndëve narkotike.
Keta dy persona duhet të justifikojnë pasurinë e tyre me shkrim në OFL dhe dosja më pas i kalon SPAK, që ka afat deri në 15 ditë për t’ia kaluar dosjen Gjykatës e më pas merret vendimi i sekuestros së pasurisë ose jo.
Policia thotë se vetëdeklarimi i pasurisë, si dhe për sekuestrimi i saj në kushtet e emergjencës bëhet pasi këta të dy persona kanë qenë të dënuar më parë.
Njoftimi i plotë i policisë:
14 shkurt, OFL
Vijon Operacioni Forca e Ligjit.
Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.
Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:
– K. M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;
– E. SH, me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për verime të mëtejshme.
OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...