Emërohet drejtori i ri i Teatrit të Kukullave dhe do të jetë aktori i njohur Agim Bajko.
Bajko emërohet në krye të Teatrit të Kukullave pas lirimit nga detyra të Erion Isait, me vendim të Këshillit të Ministrave.
Kujtojmë se Isai është liruar nga detyra që mbante pasi shpalli kandidaturën për kryebashkiak i Kolonjës ku rezultoi dhe fitues.
Agim Bajko është një ndër aktorët më të spikatur komik. Nivelet më ta larta i mberriti kryesisht ne komedi të plota, në skeçe të gjata, ku mundesia per t’i vizatuar figurat më ne thellesi e plotesi ishte me e madhe.
Ndër rolet e tij më të veçanta janë: Don Kishoti ne inskenimin e pjesshëm te romanit homonim te Servantesit (1982), dhendri i dyte te komedia Tri dhenduret e Djonis Bubanit* (1987), profesori i filozofise te komedia Borgjezi fisnik e Molierit (1989). Ka qene po ashtu i suksesshem ne disa filma e telefilma si: Dy here mat 1986, Edhe keshtu, edhe ashtu, 1989.
Ai është humorist në disa emisione e rubrika kulturore televizive, por me emisionin humoristik “ By-pass” ka zënë vend të mirë në treg duke vënë në jetë talentin e tij prej humoristi dhe gazetari. Per kontributin e tij në medien televizive Bajko është vlerësuar me çmimin “PERSONAZHI I VITIT” me 2009 nga Vleresimi vjetor radio Televiziv. Gjithashtu, me 2012 eshte nderuar nga Presidenti i Republikes Bamir Topi me titullin “MJESHTER I MADH”.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...