Këngëtarja ikonë e muzikës shqipe ka lënë pas vete një prapavijë të pasur kulturore.
Nexhmije Pagarusha ka vdekur në mëngjesin e sotëm në moshën 86-vjeçare, megjithatë emri i saj do të jetojë gjithmonë në kulturën dhe historinë shqipe.
Ajo është dalluar gjithmonë për zërin e saj të dalluar e të fuqishëm, zë ky që i bënte këngët e saj kryevepra edhe më të veçanta, shkruan Gazeta Express.
Nexhmije Pagarusha, bashkë me bashkëshortin e saj, kompozitorin Rexho Mulliqi e disa bashkëpunëtorë tjerë, kanë publikuar shumë këngë që kanë mbetur të pavdekshme në historinë e muzikës shqipe, e që këndohen e interpretohen edhe gjatë ditëve të sotme.
Padyshim kënga më e njohur e saj është ‘Baresha’, këngë kjo që është kënduar e interpretuar në shumë versione përgjatë viteve. Pagarusha ka qenë e vetmja që ka arritur ta këndojë në mënyrën e saj këngën që është mjaft e vështirë për t’u interpretuar, e që ajo e bënte me aq lehtësi.
Nexhmije Pagarusha – BareshaAjo ka kënduar në versionin e saj edhe këngën e njohur “E dehur jam”, duke e bërë si këngë të vetën me interpretimin fantastik që i ka bërë.
Nexhmije Pagarusha – E Dehur JamNjë këngë që është me të vërtetë e pavdekshme, është ajo me titullin “Ani mori nuse” që shfaqë këngën shqipe në nivel shumë të lartë.
Nexhmije Pagarusha – Ani More NuseNjëjtë mund të themi edhe për këngën “E kujtoj atë takim”, në të cilën zëri i artistes kumbon shumë bukur dhe vërehet veçantia e tij./Gazeta Express/
Nexhmije Pagarusha – E Kujtoj Atë Takim“Mora Testin”
Nexhmije Pagarusha – Mora Testin“Kur një ditë të kthehesh ti”
Nexhmije Pagarusha & Ardit Gjebrea – Kur Një Ditë Të Kthehesh Ti“Oj lulija jonë”
Nexhmie Pagarusha Oj lulija jonë“Sytë për ty i kam të njomë”
Nexhmije Pagarusha – Syte per ty i kam te njome
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...