KFOR zhvilloi dje patrulla këmbësorie me mbështetjen e njësive K9 - Gazeta Express
string(65) "kfor-zhvilloi-dje-patrulla-kembesorie-me-mbeshtetjen-e-njesive-k9"

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 9:00

KFOR zhvilloi dje patrulla këmbësorie me mbështetjen e njësive K9

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 9:00

Ekipet e inxhinierisë të KFOR-it nga Komanda Rajonale Perëndim, dje zhvilluan patrulla këmbësorie në zonën e përgjegjësisë së kësaj komande rajonale.

Për këto aktivitete ka njoftuar KFOR-i në Facebook

Ato janë zhvilluar me mbështetjen e qenve posaçërisht të trajnuar (njësitë K9).

Këto patrulla të rregullta, theksojnë ata, u mundësojnë pjesëtarëve të KFOR-it të vlerësojnë dhe të kontrollojnë rrugët, duke identifikuar rreziqe të mundshme, ndërsa integrimi i njësive K9 përmirëson aftësinë e tyre për zbulimin e kërcënimeve.

“Nëpërmjet aktiviteteve të tilla, pjesëtarët e KFOR-it ruajnë ndërgjegjësimin situacional dhe kontribuojnë në stabilitetin në të gjithë rajonin, gjë që pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

“Me qëllim që të kontribuojë në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si forca të sigurisë”, kanë bërë të ditur nga KFOR-i.

Advertisement
Advertisement
Advertisement