Me 66 vota pro asnjë kundër dhe 10 abstenime, Albin Kurti, lider i lëvizjes Vetëvendosje, gjatë ditës së djeshme u zgjodh kryeministër i ri i Kosovës.
Ndërkohë që Kurti brenda sallës së Kuvendit po merrte urime nga deputetët e tij dhe partnerët e koalicionit jashtë sallës, diplomati britanik, Nicholas Abbott, dhe ai gjerman, Christian Heldt po e prisnin jashtë saj për ta uruar.
Bashkë me ta ishte edhe ambasadori i Shqipërisë, Qemajl Minxhozi.
Vlen të theksohet se para arritjes së koalicionit ambasadorët kishin një rol të rëndësishëm për arritjen e marrëveshjes ndërmjet LVV-së dhe LDK-së.
Më poshtë, video nga ekonomia.sot:
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...