Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi deklaroi se zgjedhjet e 30 qershorit do të përsëriten shumë shpejt, e se madje kryeministri Rama i ka të protokolluara dorëheqjet e të gjithë kryebashkiakëve socialistë që dolën fitimtarë (pa garë) vitin e kaluar.
I ftuar në abcneës, Bardhi theksoi se zgjedhjet do të përsëriten dhe për to duhet vetëm një dispozitë kalimtare.
Xhafo: Ju jeni jurist i mirë, si mund të gjendet mekanizmi ligjor për të përsëritur zgjedhjet lokale, sepse janë 61 kryetar bashkie dhe ndonjëri mund ti thotë “Jo” Ramës?
Bardhi: Nëse ka vullnet politik mund të krijohet dispozitë kalimtare, pra ka mekanizma ligjorë që e zgjidhin këtë. Edi Rama e pranon dhe vetë paligjshmërinë e 30 qershorit dhe për rrjedhojë dhe të të emëruarve të tij në krye të bashkive, pasi para kandidimit Edi Rama ka urdhëruar protokollimin e dorëheqjeve e tyre nëse do t’u kërkohej.
Sipas tij me miratimin e reformës zgjedhore do të pasohet me zgjedhje parlamentare dhe lokale duke plotësuar kushtin e dytë të Bundestagut që është testimi i reformës.
Bardhi paralajmëroi edhe publikimin e një rasti tjetër kryebashkiaku që po verifikohet pasi janë konstatuar shkelje të ligjit të dekriminalizimit dhe së shpejti do të bëhet publik.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...