"Pas 26 nëntorit, Shqipëria ka regjistruar 3 mijë pasgoditje" - Gazeta Express
string(58) "pas-26-nentorit-shqiperia-ka-regjistruar-3-mije-pasgoditje"

“Pas 26 nëntorit, Shqipëria ka regjistruar 3 mijë pasgoditje”

Gazeta Express

29/01/2020 21:35

Sizmilogu Shyqyri Aliaj thotë se që pas tërmetit të 26 nëntorit në vendin tonë janë regjistruar rreth 3 mijë pasgoditje. Në studion e emisionit “Arena” në RTV Ora Sizmilogu tha se tërmeti i djeshëm 4.9 është në vazhdën e tërmetit  të vitit të kaluar.

Shyqyri Aliaj: Instituti i gjeoshekncave ka numëruar 3 mijë pas goditje të këtij tërmeti, por pas goditje të fuqishme me magnitutë mbi 5 janë vetëm 4. Janë tre ditën e  parë në 26 dhe një në datën 27. Ka pasgoditje me magnitudë 4-4.9 që janë 28 pasgoditje. Nga të cilat tre ditët e para janë 18 pasgoditje. Pastaj 8 pasgoditje janë nga 12 dhjetori dhe vetëm ditën e djeshme ka pasur pasgoditje. 

Lexo Edhe:

Dritan Hila: Mos është edhe kjo e djeshmja një paragoditje?

Shyqyri Aliaj: Jo, energjia është në rënie. Me mbi 4 nuk ka pasur ka një muaj e ca. Tërmete me magnitutë mbi 3 janë mbi 150 pasgoditje. Ndërsa ata 2-3 janë 2 mijë e ca që nuk ndihen nga njerëzit.

Sizmilogu tha se tërmetet në Karaibe apo edhe në Turqi nuk kanë lidhje me Shqipërinë