Koalicioni trepalësh nuk u jetësua. Ndërsa për këtë gjë kreu i Alternativës, Afrim Gashi thotë se ka qenë kundër që nga fillimi pasi që sipas tij, kjo do të ishte formulë e gabuar për të fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare tek votuesit shqiptarë.
“Ne kemi pasur dy dilema, a ta zgjedhim konceptin e sinergjisë apo konceptim e aritmetikës. Që nënkupton se koncepti i aritmetikës, sa më shumë parti dhe sa më shumë vota, ndërsa koncepti i sinergjisë është që të gjejmë formulën komplemtare që me më pak subjekte do të arrijmë më shumë efekt. Ne kur kemi hyrë në negociata me Aleancën për Shqiptarët e kemi pasur këtë formulë sinergjike e cila do ta sjellë ndryshimin dhe fitoren me 12 prill dhe jo të mundohemi duke i improvizuar apo vetëm duke e rritur numrin e partive, e t’i bëjmë dëm vetëvetës dhe të mos e sjellim ndryshimin e shumëpritur në Maqedoni”, tha Afrim Gashi në një intervistë për Gazetën Express.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...