Gruaja e infektuar nga koronavirusi lind fëmijë, i porsalinduri dërgohet për testim - Gazeta Express
string(83) "gruaja-e-infektuar-nga-koronavirusi-linde-femije-i-porsalinduri-dergohet-per-testim"

Gruaja e infektuar nga koronavirusi lind fëmijë, i porsalinduri dërgohet për testim

Gazeta Express

28/01/2020 7:53

Mediet shtetërore kineze kanë publikuar pamjet nga një spital në provincën Hubei që raportojnë lindjen e një gruaje kineze, 28 vjeç, që dyshohet se ishte e infektuar me koronavirus.

Siç tregon video, foshnja është marrë për testime të mëtejshme pas lindjes.

Lexo Edhe:

Videoja tregon katër mjekë me kostume mbrojtëse, dhe është pothuajse e sigurt që gruaja është infektuar me koronavirus që filloi të përhapet nga qyteti i Wuhan.

Koronavirusi deri më tani ka vrarë zyrtarisht 81 njerëz dhe ka infektuar mijëra të tjerë në shumë vende të botës, ku përveç Kinës ka prekur SHBA-në, Australinë dhe vende të tjera, ndër të cilat hyjnë edhe Zvicra e Franca.