Zeka: "Nuk më pengon Agimi si kryetar, por duam t'i heqim pakënaqësitë tona dhe nëse ia del, do të jesh hero i futbollit" - Gazeta Express
string(115) "zeka-nuk-me-pengon-agimi-si-kryetar-por-duam-ti-heqim-pakenaqesite-tona-dhe-nese-ia-del-do-te-jesh-hero-i-futbollit"

Zeka: “Nuk më pengon Agimi si kryetar, por duam t’i heqim pakënaqësitë tona dhe nëse ia del, do të jesh hero i futbollit”

Gazeta Express

27/01/2020 16:32

Kuvendin Zgjedhor i FFK-së ka nisur me tensione.

Gjithçka nisi kur kryetari aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kërkoi votëbesim, e që hasi në keqkuptimin e disa delegatëve, të cilët kanë lëshuar sallën.

Lexo Edhe:

Në mesin e atyre që reaguan ashpër ishte edhe kryetari i Trepçës’89, Abedin Zeka – Beki.

Ai ka shprehur disa nga pakënaqësitë e tij në drejtim të FFK-së.

“Këtu janë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv që janë votuar nga shkollat e futbollit. Nuk është e drejtë të folet njejtë sikur ata që marrin dhe sikur ata që dhanë”, ka thënë Zeka.

“Jemi grumbulluar që futbolli të shkojë përpara. Edhe ditë më parë kemi shprehur pakënaqësitë tona së bashku me disa kryetarët tjerë”, vlerësoi i pari i 89-shit.

“Duam që të përfundojë kampionati sa më mirë, të dihet fati i mjeteve për klubet e Superligës. Kërkoj nga ti kryetar që të jemi pjesë e atyre që dhanë në FFK”, deklaroi Zeka.

“Për hir të futbollit dhe korrektësisë, të shkojë puna siç është më së miri. Nuk më pengon Agimi si kryetar, por dua që t’i hjekim pakënaqësitë tonë dhe nëse ia del, do të jesh hero i futbollit”, shtoi ai.

Të pranishëm në këtë kuvend janë edhe përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s që patën nga një fjalë rasti para se të fillonin punët e Kuvendit.

Oliver Jung përfaqëson FIFA-n kurse Denis Bastari UEFA-n.

Kuvendi po mbahet në hotelin “Emerald”, ka nisur nga ora 15:00.