Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sybil Zuter Tehada, nesër do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për projektin Arsimi për punësim në Maqedoninë e Veriut së bashku me Kurt Vitrih, udhëheqës i projektit, njofton GazetaExpress.
Projekti synon të përfshijë sa më shumë qytetarë, veçanërisht të rinjtë, në punësim adekuat falë përmirësimit të arsimit dhe aftësimit profesional. Projekti punon për krijimin e partneriteteve mes shkollave të mesme profesionale dhe kompanive, përmirësimin e trajnimit profesional dhe rritjen e interesit për arsimin dhe aftësimin profesional./GazetaExpress/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...