Është mbyllur 1-1 derbi mes Romës dhe Lazios në ‘Olimpico’.
Derbi mes Romës dhe Lazio nuk ka sjellë fitues, i zhvilluar në kryeqytet, në stadiumin ‘Olimpico’.
Dy skuadrat kishin rastet e veta për t’i rrëmbyer pikët e plota, por nuk ia dolën të dërgojnë më shumë se njëherë topin në rrjetën e kundërshtarit.
Edin Dzeko realizoi fillimisht për Romën, pas një dalje të gabuar nga Thomas Strakosha.
Ai shënoi për 1-0 në minutën e 26-të.
Barazoi gjithçka Francesco Acerbi në minutën e 34’, q doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.
Lazio tani ka shkuar në kuotën e 46 pikëve në pozitën e tretë, derisa Roma në atë të katërt në kuotën e 39 pikëve. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...