Manchester City është duke fituar bindshëm 4:0 kundër Fulham, në ndeshjen e rrethit të katërt të FA Cup, që po zhvillohet momentalisht në Etihad.
Gabriel Jesus i shënoi dy gola të shpejtë për ta rritur epërsinë e skuadrës së Pep Guardiolës, raporton Gazeta Express.
Sulmuesi brazilian shënoi në minutat 72’ dhe 75’.
Fulham është duke luajtur me një lojtar më pak pas përjashtimit të Tim Ream me karton të kuq.
Fituesi i këtij dueli kalon në çerekfinale.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...