Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo ka konfirmuar se nga viktimat në Turqi si pasojë e tërmetit nuk ka shqiptarë.
Në një lidhje telefonike Robo shprehet se ambasada shqiptare është në gatishmëri, teksa sqaron se vendi ku ka rënë tërmeti nuk është i populluar nga shqiptarët, e për pasojë nuk raportohet për të lënduar.
“E vërteta është që zona ku ka rënë tërmeti është pak larg nga ana e qendrave dhe na rezulton që asnjë i huaj nuk është viktimë nga tërmeti, përfshirë as shtetas shqiptar.
Gjithsesi, kemi rritur gatishmërinë dhe ne jemi të gatshëm që në rast evenimenti të mundshëm që të ketë një shtetas shqiptar që ka nevojë për ndihmë jemi në gatishmëri të plotë”, shprehet Robo për Report Tv.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...