Berisha: Listat e hapura sjellin dy herë më shumë kriminelë - Gazeta Express
string(58) "berisha-listat-e-hapura-sjellin-dy-here-me-shume-kriminele"

Berisha: Listat e hapura sjellin dy herë më shumë kriminelë

Gazeta Express

23/01/2020 22:26

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ishte kundër ndryshimit të sistemit aktual elektoral, proporcional rajonal me lista të mbyllura.

Në studion e “Opinion” ai tha se nëse sistemi do të ndryshohej do të pëlqente vetëm proporcionalin kombëtar duke e konsideruar si më të drejtë.

Lexo Edhe:

“Unë për opozitën kam vetëm një sugjerim. Të mobilizojë të gjithë fuqitë e saj për të rrëzuar Ramën. Unë këtë sistem e quaj shumë të mirë.

Unë do ta ndërroja vetëm me një sistem të plotë kombëtar proporcional sepse është më i drejtë. Unë këtë e quaj shumë të mirë. Listat e hapura sjellin dy herë më shumë kriminelë.

Edi Rama është vetë i kriminalizuar. Ai është vetë bandit. Asnjë sistem nuk i ndalon dot kriminelët të hyjnë në Kuvend nëse nuk dëshiron kryetari. Pse nuk futi Basha në listë kriminelë.

Duhen ndarë biznesmenit nga kriminelët. Biznesin nuk e ndalon dot të hyjë në politikë sepse kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Ata duhet të respektojnë rregullat dhe mund të hyjnë në politikë” – tha Berisha.