Njëra ndër përleshjet më të ashpra në histori të basketbollit të kolegjeve ndodhi të martën në mbrëmje, pas përballjes me Kansas dhe Kansas State, në Phog Allen Fieldhouse.
Dhjetëra lojtarë, trajnerë dhe pjesëtarë të stafit të të dyja klubeve u përfshinë në përleshjen që ndodhi afër fundit të fitores 81:59 të Kansas kundër Kansas State, transmeton Gazeta Express.
Gjithçka nisi në sekondat e fundit të takimit, kur rezultati ishte vulosur tashmë. DaJuan Gordon po shkonte drejt koshit për të shënuar kur Silvio De Sousa i bëri bllok dhe i qëndroi sipër në shenjë sfide.
Benches emptied at the end of the Kansas State-Kansas game. pic.twitter.com/zWv46h3RJC
— ESPN (@espn) January 22, 2020
Aty nisën të shtyrat mes lojtarëve të të dyja skuadrave, që shumë shpejt u shndërruan në grushte. Pati edhe lojtarë që morën karrige për të goditur kundërshtarët.
An all-out brawl just happened. pic.twitter.com/73MBmr0RNf
— Riley Gates (@Riley_Gates) January 22, 2020
Si rezultat, De Suosa u përjashtua nga ndeshja, ndërsa të dyja klube pritet të përballen me dënime të ashpra nga autoritetet përgjegjëse. /Gazeta Express/
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...