Bayerni deklason Herthan, kalon në pozitën e dytë - Gazeta Express
string(48) "bayerni-deklason-herthan-kalon-ne-poziten-e-dyte"

Bayerni deklason Herthan, kalon në pozitën e dytë

Gazeta Express

19/01/2020 17:27

Bayern Munich e ka deklasuar Herthan e Berlinit me rezultat 0-4. Të katër golat e Bayern u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes, kurse me të mirët për Bayernin ishin Thomas Muller dhe Ivan Perisic.

Bayern Munich ka fituar me rezultat 0-4 kundër Hertha Berlinit sonte duke kaluar në vendin e dytë në Bundesligën gjermane.

Lexo Edhe:

Pjesa e parë përfundoi pa gola, edhe pse Bayerni sulmoi vazhdimisht por pa sukses.

Në pjesën e dytë akullin e theu tek në minutën e 60-të, Thomas Muller i cili shënoi në mes të këmbëve të portierit të Hertha Berlinit për golin e parë.

Pas këtij goli, Bayerni shënoi edhe dy gola të shpejt.

Fillimisht shënoi në minutën e 73-të Robert Lewandowski nga penalltia, kurse tre minuta më vonë shënon edhe Thiago për rezultat 0-3.

Ivan Perisic ishte ai që përfundoi pokerin për Bayernin me një gol në minutën e 83 e ku u asistua nga Thomas Muller.

Me këtë fitore, Bayerni ngritët në kuotën e 36 pikëve, katër më pak se Leipzigu në vendin e parë dhe një më shumë se Borussia Monchengladbach në vendin e tretë. /GazetaExpress/