Byroja Kosovare e Sigurimeve ka lajmëruar që punëtori i saj, Milan Vushkanoviç është liruar pasi ishte ndaluar nga Policia e Serbisë në pikën kufitare të Jarinjës.
Vushkanoviç ishte ndaluar për tre orë nga Policia e Serbisë.
“Raste të ndaljes së punëtorëve serbë të BKS-së në territorin e Serbisë kanë ndodhur edhe më parë. Andaj, kërkojmë nga autoritete serbe të ndalin maltretimet e tilla si dhe presim nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë që mos të përsërisin veprime të tilla.”, thuhet në reagimin e BKS-së.