Para pak çastesh në rrugën e vjetër Tetovë – Zhelinë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.
Sipas informatave të para një kamion i tonazhit të rëndë ka përplasur një veturë familjare. Për pasojë makina familjare ka shpërthyer në flakë ku ka lënë të plagosur rëndë të dy drejtuesit e automjeteve.
Të plagosurit fillimisht janë dërguar në spitalin e Tetovës por për arsye të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhen janë dërguar për një trajtim më të specializuar drejt klinikës së Shkupit./GazetaExpress/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...