Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u nënshkrua sot Marrëveshje për ndërtim të dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë.
Me këtë rast Bujar Osmani , zëvendës kryeministër për Çështje Evropiane tha se ndërtimi i autostradës Shkup -Bllacë ,është një projekt i një rëndësie të veçantë strategjike për vendin dhe për rajonin.
“Është një tentativë 20 vjeçare për të ndërtuar këtë rrugë që kurorëzohet sot me nënshkrimin e kësaj kontrate “.
Gjithçka ka filluar në Mars të 2018 -tën kur me propozim të Sekretariatit për Çështje Evropiane,qeveria formoi një grup ministror dhe unë u caktova si koordinator i atij grupi për të siguruar konstruksionin finansiarë për përgatitjet e nevojshme për ndërtimin e kësaj autostrade”deklaroi Osmani .
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...