Hidhet shorti i çerekfinaleve për Kupën e Italisë, këto janë çiftet - Gazeta Express
string(66) "hidhet-shorti-i-cerekfinaleve-per-kupen-e-italise-keto-jane-ciftet"

Gazeta Express

15/01/2020 19:19

Hidhet shorti i çerekfinaleve për Kupën e Italisë, këto janë çiftet

Gazeta Express

15/01/2020 19:19

Napoli-Lazio është deri që do ti hap çerekfinalet e Coppa Italia më 21 janar. Ndeshje tjetër interesante është ajo e Inter Fiorentina që do ti mbyll çerekfinalet më 29 janar   

Kane mbetur edhe disa ndeshje që do të luhen sot dhe nesër  nga 1/8 e finales për të parë çiftet komplete, megjithatë shorti është tërhequr.

Lexo Edhe:

Napoli do ta pret në shtëpi Lazio të martën e 21 janarit ku ndeshja do të luhet në ora 20:45.

Fituesi i çiftit Juventus-Udinese do të përballet ose me Romën ose me Parmën të mërkurën e 22 janarit.

Torino do ta këtë përballë fituesin e sotëm të çiftit Milan-SPAL të martën e 28 janarit.

Kurse ndeshja e fundit e çerekfinaleve do të jetë ajo në mes të Interit dhe Fiorentinës që do të zhvillohet më 29 janar.

Të gjitha ndeshjet janë nga një ndeshje. Nëse rezultati përfundon barabartë pas 90 minutave do të këtë kohë shtesë dhe penallti. /GazetaExpress/

Çerekfinalet e Kupës së Italisë

Napoli-Lazio (21 janar)

Juventus/Udinese-Parma/Roma (22 janar)

Torino-Milan/SPAL (28 janar)

Inter- Fiorentina (29 janar)