Vjen në jetë djali i Albanit dhe Miriami, ky është emri shumë i veçantë që i kanë vendosur - Gazeta Express
string(89) "vjen-ne-jete-djali-i-albanit-dhe-miriami-ky-eshte-emri-shume-i-vecante-qe-i-kane-vendosur"

Vjen në jetë djali i Albanit dhe Miriami, ky është emri shumë i veçantë që i kanë vendosur

Gazeta Express

14/01/2020 13:30

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani jnaë bërë prindër për herë të dytë, Ameli bëhet motra e madhe e Duam.

Miriam Cani ka sjellë në jetë djalin e saj, i cili është fëmija i dytë me bashkëshortin Alban Skenderaj.

Lexo Edhe:

Këngëtari përmes një postimi ka dhënë lajmin e gëzueshëm, duke shkruar disa fjalë shumë të bukura për të birin e posalindur, shkruan Gazeta Express.

Çifti i kanë vënë vogëlushit emrin Duam, emër ky që ka edhe kënga e tyre me të cilën e kurorëzuan dashurinë shumë vjeçare me martesë vetëm para disa muajve.

View this post on Instagram

Mire se erdhe ne jete Duam. Ne do te duam deri sa fryme me te mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin. Gjithmone me shume se dje e me pak se neser. Ndoshta nuk te falim dot nje kurore por ti do jesh perjetesisht Princi jone Duam. Do bejme gjithcka qe eshte ne doren tone qe ti te rritesh me shendet, qe ti te rritesh me dinjitet. Te perqafosh te miren dhe te luftosh padrejtesite. Te jesh tolerant, i duruar por i guximshem dhe i vendosur kur duhet. Te dish nga ke ardhur dhe ku do te shkosh. Te jesh vetvetja dhe gjithmone krenar per veten. Te duash e te te duan. Eshte detyrim moral ndaj jush qe na keni dhuruar dashuri e keni qene pjese e gezimeve dhe hidherimeve tona te ndajme arsyen pse zgjodhem kete emer edhe pse mund ta imagjinoni. Duam (pervec se nje fjale e embel, e paster dhe kuptimplot shqipe) vjen nga emri i kenges me te cilen ne kurorezuam martesen tone para pak muajsh, dite e cila perkon me momentin e paharrueshem kur zbuluam qe Duam-i kishte nisur rrugen e tij per te ardhur ne jete. Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kenduar cdo dite ate kenge ndaj e kemi ndjere gjithmone shume edhe si kengen e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tane si prinder jane aty ne mes si nje shtylle ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund te mbeshteten gjithmone. Mire se vjen ne familje biri jone. ???????? Te DUAM. ❤️❤️❤️❤️

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Ata kanë zbuluar se janë duke pritur fëmijën e dytë në koncertin e mbajtur në Prishtinë, ‘Hapësira e një ëndrre’, me shumë emocioneve dhe duartrokitjeve.

Dyshja janë prindër të një vajze 4 vjeçare e cila ka emrin Ameli./Gazeta Express/

View this post on Instagram

Një ? nga Ameli për të gjithë ju

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on