Ka përfunduar para pak minutash edhe takimi i ish-ambasadorit të OSBE-së, William Walker, dhe kreut të LV-së, Albin Kurti.
Walker pas takimit me Kurtin ka dhënë mesazh për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.
“Porosia ime ishte: ngutuni dhe bëjeni, kjo ishte”, ka thënë Walker.
Tutje ish-ambasadori ka thënë se ndarja e posteve nuk duhet të jetë një pengesë për arritjen e një koalicioni.
Sipas Walker-it, ndarja e pozitave i takon sistemit të vjetër të të bërit politikë.
Ish-ambasadori dje gjatë ditës ka vizituar edhe zyrat e LDK-së ku është takuar me krerët e partisë që drejtohet nga Isa Mustafa.
Përveç Walker-it, dje në zyrat e LDK-së ka qëndruar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett. /Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...