Isa Mustafa mbërrin në Kuvend për ta nisur takimin me Albin Kurtin - Gazeta Express
string(66) "isa-mustafa-mberrin-ne-kuvend-per-ta-nisur-takimin-me-albin-kurtin"

Gazeta Express

08/01/2020 14:58

Isa Mustafa mbërrin në Kuvend për ta nisur takimin me Albin Kurtin

Gazeta Express

08/01/2020 14:58

Kanë arritur në Kuvend të Kosovës, zyrtarë të Lidhjes Demokratike, me ç’rast pas pak pritet të mbahet takimi me kreun e LV-së, Albin Kurti, shkruan Gazeta Express

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, është parë duke hyrë në Kuvend së bashku me nënkryetarët e partisë, Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani.

Lexo Edhe:

Në Kuvend është parë duke hyrë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, raporton televizioni T7 nga vendi i ngjarjes.

Takimi fillimisht ishte paraparë të nisë në orën 14:00, mirëpo, me kërkesë të LDK-së, është shtyrë për një orë. /GazetaExpress/