Trajneri Arsim Abazi u emërua në krye të Ferizajt pas largimit të Nevil Dedes.
Megjithatë, trajneri Abazi ende s’po mundet ta drejtojë skuadrën e tij të re, shkruan “Gazeta Express”.
Kjo ka ndodhur pasi ish-klubi i tij, Dinamo e Ferizajt nuk ia ka lëshuar fletëlëshimin për t’u regjistruar si trajner i skuadrës së tij të re.
Kështu të paktën ka thënë kryetari i klubit të Ferizajt për “Klan Kosova”, Lulzim Abazi.
Ai pati disa fjalë për Dinamon, duke e quajtur “klub të paorganizuar”, teksa shtoi se nëse deri të hënën nuk zgjidhet kjo çështje atëherë Abazi do të lirohet nga detyra.
Arsim Abazi lëshoi akuza të rënda për ish-ekipin e tij të cilin e qujti klub jo-profesionist./GazetaExpress/