Kosovarët morën 1 miliard euro kredi gjatë vitit 2019 - Gazeta Express
string(53) "kosovaret-moren-1-miliard-euro-kredi-gjate-vitit-2019"

Gazeta Express

07/01/2020 21:10

Kosovarët morën 1 miliard euro kredi gjatë vitit 2019

Gazeta Express

07/01/2020 21:10

Mbi 1 miliard euro kredi morën kosovarët gjatë vitit 2019, përgjysmë me pak para deponuan në banka.

Kosovarët vazhdojnë të jenë të interesuar të marrin kredi.

Lexo Edhe:

Vetëm brenda 11 muajve të vitit të kalaur, vlera e kredive që kanë marrë qytetarët e Kosovës në bankat komerciale në vend ka kaluar shifrën prej 1 miliard eurosh.

Kështu konfirmojnë nga Banka Qendrore e Kosovës.

Në një përgjigje për Televizionin, nga BQK thonë se vlera e parave të deponuara është përgjysmë më pak se vlera e kredive të marra.

Pothuajse vlerë e njëjtë e parave të deponuara në bankat në Kosovë ishte edhe gjatë vitit 2018.

Për 10 muaj bankat komerciale patën fitim neto në vlerë prej 75 milionë eurosh.

Këtë fitim e konsiderojnë të lartë njohësit e ekonomisë.

Profesori i ekonomisë, Musa Limani thotë se politikat kreditore në vend janë ndër më të këqijat në rajon. Ai e sheh shqetësues faktin se shumë kredi që merren nga kosovarët janë të llojit konsumuese.

Limani sugjeron qeverinë e re që të krijojë mekanizma që të ndërhyjë në politikat kreditore në vend, e të krijohen lehtësira për bizneset e qytetarët.

Profesori Musa Limani,  po ashtu kërkon që të rregullohet legjislacioni që mundëson kthimin fondit pensional dhe atij të privatizimit në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit dhe të ndërpritet ruajtja e tyre jashtë vendit.