Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se në disa lagje të Tiranës është shkëputur energjia elektrike për shkak të avarive në rrjet.
Zona e “Vasil Shantos” në drejtim të Selitës është pa energji prej më shumë se 1 ore.
Sipas OSHEE, janë stakuar 4 kabina për shkak të një defekti në një pallat, i cili është ndërtuar mbi kabujt elektrikë prapa ‘Vasil Shantos’.
Në terren ndodhen punonjësit e OSHEE-së që janë duke punuar pranë objektit ku kalon fideri 327 i nënstacionit të Selitës.
Në të gjithë Tiranën ka stakime të energjisë elektrike me intervale kohore për shkak të ngarkesës që kanë transformatorët në NST Qendër, Kashar dhe Selitë.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...